Lajme

Operacionet në Egje, anija “Oriku” shpëton 110 emigrantë

Anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj, pjesë e operacionit të NATO-s, në katër operacione të ndryshme kanë shpëtuar 110 emigrantë gjatë patrullimit në detin Egje.
Lajmin e bën me dije ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Xhaçka thekson se kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s është shumë më i madh se kaq.
“Anija Oriku dhe ekuipazhi i saj shpëtuan 110 emigrantë, në 4 operacione të ndryshme brenda dy ditëve, gjatë patrullimit në detin Egje. Kontributi i detarëve tanë në 3 vite si pjesë e misionit të NATO-s ‘Sea Guardian’ është shumë më i madh se kaq.
Anijet dhe efektivët tanë kanë kryer mijëra orë patrullime, për të shpëtuar rreth 3000 fëmijë, gra e burra”, shkruan Xhaçka në “Facebook”.

https://www.facebook.com/xhackaolta/videos/2504490629594280/?__xts__[0]=68.ARDm2attLWybLGL3lQ2IZZoSMq8__AegYa6WSiGV1x0c9Bp1lLKhZUzMqieHhlvak_ySZ58zwnV_DIOpDzHQwE6edI4N868FNvOYis5_CtwjhmU_VIVWlcd6xxea74V8HHpWErvghqrIHjqCbFdYwztH07n_PV_IcFltKNw4sAn8y1OfVzBJS9gtGXZbwrCUMXQASKO25mzF6C_LyoJA29CHdu4LtqJylWc5J5w4e6NM9JYBp4ZVqyePKVjranircUA8qGsGl0K50h_BlGG5dbzuyypTPGO6kQEzDsziC3otyViRxh-JAU-NDb2KZdDY--oBmmCR5pReBMWCHB5cKTn3wXrX7f-LwenzLw&__tn__=-R

Në fillim të shtatorit, Anija “Oriku” dhe ekuipazhi i saj shpëtoi 140 emigrantë nga Siria dhe Afganistani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë