Ekonomi

Operacionet antiinformalitet në bregdet, Agron Shehaj: Krim ndaj Vlorës dhe turizmit

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Agroh Shehaj ka reaguar në llogarinë e tij në facebook mbi operacinet antiinformalitet të ndërmarra nga tatimorët në disa zona turistike të vendit.

Shehaj akuzon kryeministri Edi Rama, që sipas tij, kreu i qeverisë ka ndërmarrë aksione selektive në jug të vendit.

“Regjimi i Edi Ramës ka gjobitur dhe mbyllur qindra biznese në mënyrë arbitrare dhe selektive. Aksioni kundër gjithë industrisë së turizmit të Vlorës dhe gjithë bregdetit të Jugut, në kulmin e sezonit turistik, është goditje dhe dënim për dhjetra mijëra familje vlonjate dhe gjithë bregut deri në Ksamil.

Është aksion arbitrar dhe kriminal i motivuar vetëm nga interesa personale dhe një kënaqësi perverse e Edi Ramës, për të treguar që është ai Zoti dhe pronari i Shqipërisë e çdo shqiptari.”- shkruan ish deputeti democrat.

Evazorët gjigande mamuthë në Shqipëri, thotë Shehaj, janë oligarkët e Edi Ramës. Sipas tij, ata nuk paguajnë taksa, fusin mallra propagande, fusIn ushqime, ilaçe dhe mallra të skaduara. Evazorët janë klientët e Edi Ramës që ndërtojnë pallate dhe fshatra turistike me para të pista që u dhurohen ministrave dhe funksionarëve të korruptuar.

 

Më Shumë