Ka ndodhur

Operacion antidrogë në Tiranë, Prokuroria lëshon 30 urdhër-arreste

Gazeta Si – Një operacion antidrogë është zhvilluar në Tiranë, ku janë lëshuar 30 urdhër-arreste nga Prokuroria.

Sipas burimeve paraprake, bëhet fjalë për goditjen e disa grupeve kriminale të përfshirë prej disa kohësh në shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike në disa zona të ndryshme të kryeqytetit.

Kanë qenë goditjet e mëparshme, ku në bazë të zbërthimit të komunikimeve janë gjetur prova për përfshirjen e këtyre personave të dyshuar. Ende nuk dihen sa persona janë arrestuar, apo sa sasi lëndë narkotike janë sekuestruar.

Pritet që Policia e Tiranës të dalë me një njoftim zyrtar për operacionin.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë