Ka ndodhur

Operacion antidrogë në Elbasan, 16 të arrestuar dhe 8 të tjerë në kërkim

Gazeta Si – Një grup i shpërndarjes së drogës u godit nga Policia e Elbasanit, duke çuar në pranga 16 anëtarë, ndërsa 8 prej tyre janë shpallur në kërkim.

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë në bashkëpunim me blutë e Elbasanit zbritën në terren që në orët e para të mëngjesit të 2 majit për ekzekutimin e masave të sigurisë, 24 në total.

Gjatë operacionit u kapën 8 anëtarë të bandës, ndërsa 8 të tjerë janë arrestuar gjatë periudhës hetimore 1-vjeçare, me agjentë të infiltruar e pamje filmike. Mes të arrestuarve janë: Agron Biba, Rinor Hajdari, Indrit Shahinaj, Lulëzim Feta dhe Mynyr Çepi.

Ndërkohë, 8 persona të tjerë janë ende në kërkim. Policia po ashtu ushtroi kontrolle në 27 banesa e lokale.

Policia e Elbasanit thotë se sekuestruan 9 kg kanabis, e ndarë në doza gati për shitje, 100 gram kokainë, gjithashtu e ndarë në doza, 5 peshore, 7 automjete dhe 17 aparate celularë.

Po ashtu, u arrestua një shtetas i shpallur në kërkim dhe u ndalua ëe flagrancë një tjetër që s’kishte urdhër-arresti.

“Gjatë operacionit të zhvilluar mëngjesin e sotëm, u bë e mundur ekzekutimi i 8 urdhrave të ndalimit për shtetasit I. Sh., 38 vjeç; R. Z., 52 vjeç; G. Ç., 23 vjeç; A. B., 49 vjeç; N. S., 39 vjeç; L. F., 33 vjeç; J. I., 31 vjeç dhe M. Ç., 32 vjeç”, – njofton policia.

Gjithashtu, gjatë operacionit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. H., 39 vjeç, si dhe u kap shtetasi në kërkim P. Q., 54 vjeç, i shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, kryer në bashkëpunim.

Në përditësim…


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë