Rend dhe Ligj

Operacion antidrogë, 40 të shoqëruar për kultivim hashashi

Policia ka zhvilluar një operacion kombëtar antidrogë ku numri i të shoqëruarve ka shkuar në 40 persona.

Fillimisht procedimi penal u regjistrua nga Kukës, ndaj një grupi që kultivonte kanabis dhe më pas u përhap si hetim në gjithë Shqipërinë.

Nga 40 të shoqëruar, 22 prej tyre tashmë janë me pranga në duar pas një hetimi më shumë se 1-vjeçar. Të arrestuar janë: Durim Vata, Besart Dreni, Tarzan Veseli, Besnik Coka, Petrit Pashku, Benard Kordhaku, Kreshnik Murataj, Beqir Murataj, Shkëlqim Skacaj, Pal Pergjergji, Ramiz Cenaj, Naim Kadiu, Akil Buna, Arben Bejko, Shpëtim Topuzi, Zejnel Mece, Ardiatik Hoxha, Rezart Tahiri, Sali Kovaçi, Arben Tuci, Zamir Myftari, Floriand Myftaraj.

Po ashtu janë sekuestruar edhe disa kubikë kanabisi edhe pse ende nuk dihet sasia.

Për hetimin mbi 1-vjeçar janë përdorur metoda speciale përgjimi dhe vëzhgimi nga Policia deri në zbulimin e këtyre personave që kryenin veprimtari të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë