Art dhe Kulture

Opera këndohet në Vlorë

Nga "Opera në Jeans", dje në sheshin e Marinës, Vlorë.

Edhe pse kodi i veshjes nuk ishte i gjithi në  xhins, notat ritmike dhe argëtuese të  “Opera në Jeans” kanë tërhequr dje me qindra banorë dhe turistë në sheshin e Marinës, për të dëgjuar tingujt e orkeststrës, bandën pop, por edhe solistë si sopranoja Vikena Kamenica, tenori Tenori Armaldo Kllogjeri, violinisti Nikola Kondakçi, violinistja Albana Leka, trompisti Xhino Daja sopranoja Renisa Lacka.

Shfaqja e Teatrit të Operasi nuk u ndoq vetëm nga qytetarë apo kalimtarë të rastit, por edhe nga diplomatë të huaj dhe vetë kryeministri, Edi Rama, bashkëshortja Linda Rama dhe djali i vogël, Zaho. Ky aktivitet që ka çelur edhe sezonin turistik të trupës së TKOB-it, është cilësuar  nga kryeminstri si një  nga 500 aktivitetet argëtuese, që do të prezantohen në këtë sezon turistik.

Shfaqja është shoqëruar edhe nga fishekzjarrë që e kanë bërë edhe më elektrizuese mbrëmjen.“Opera në Jeans” është pjesë e aktiviteteve të TKOB në të gjithë vendin, në kuadër të sezonit turistik 2018.

Kjo shfaqje me miksime të   muzikës operistike, këngës dhe orkestraleve bashkëkohore.ishte e para e serisë së Operas në Ajër të Hapur, siç është njoftuar nga TKOB.

Edhe në godinën e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit kanë nisur prej disa kohësh punimet për restaurimin e saj, ndërsa sezoni i ri do të nisë në skenën alternative “ArTurbina”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë