Treg

OPEC do të ulë prodhimin e naftës me 2.2 mln fuçi në ditë. Rritet çmimi

Vendet e OPEC kanë njoftuar një tjetër shkurtim të prodhimit të naftës, përfshirë edhe Rusinë, e cila do të reduktojë 471 mijë fuçi në ditë.

Disa anëtarë të kartelit OPEC, përfshirë Arabinë Saudite, në total do të ulin prodhimin me 2.2 mln fuçi në ditë dhe vetëm shteti arab me 1 mln fuçi, pas tremujorit të dytë 2024. Kjo do të thotë që mbretëria do të prodhojë vetëm 9 mln fuçi naftë në ditë.

Iraku, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti, Kazakistani, Algjeria dhe Omani, do të vijojnë po ashtu me shkurtimet, sipas sekretariatit të OPEC.

Vendet e OPEC+ që marrin pjesë në shkurtimet e prodhimit, të cilat janë grumbulluar gradualisht që nga tetori 2022, kanë vënë në dukje synimet e balancimit të tregut të naftës – duke theksuar se vëllimet do të kthehen gradualisht në varësi të kushteve të tregut.

Çmimi i naftës së papërpunuar Brent, pikë referimi ndërkombëtar, qëndroi në rreth 83.55 dollarë (77,06 €) për fuçi në fund të javës së kaluar, nga 77.33 dollarë që shihej një muaj më parë.

Pavarësisht rritjes së kohëve të fundit, çmimi i vazhdueshëm i Brent është ende modest – veçanërisht shumë nën rritjen e çmimeve të naftës pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 – dhe në përputhje me pritjet e mëparshme të analistëve./Euronews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë