Onesa Nikshiqi është 6 vjeç. Vajza e vogël nga Shkodra ka surprizuar sot trajnerin e Vllaznisë, Tomas Bërdariç, duke i dhuruar një libër për historinë e qytetit. Një dhuratë simbolike në shenjë mirënjohje për atë që trajneri gjerman po bën në Shkodër.
Po ashtu, Onesa u ka dhuruar futbollistëve të Vllaznisë nga një lule, pasi po i falin kënaqësi gjithë qytetit. Ja pse thuhet se futbolli në Shkodër është vetë jeta, është fe!
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.