Politike

OMONIA i përvishet Goros: Ke tjetërsuar pronat, je pjesë e arrestimit të Belerit

Dega e Omonias në Himarë ka reaguar ndaj kryetarit të arrestuar të Bashkisë Himarë, Jorgo Goro, për letrën e publikuar një ditë më parë, ku ai njoftoi dorëheqjen e tij nga detyra.

Në deklaratë nënvizohet se Goro ka hedhur baltë mbi "Omonia"-n, pasi e quajti këtë të fundit një organizatë anadollake e minoritetit grek.

Dega Omonia thekson se arrestimi i Belerit ishte një sajesë dhe në këtë ka pasur gisht edhe Goro.

“Sa i përket thelbit të akuzave të çështjes, kemi vetëm disa pyetje, të vërtetën do ta gjejë drejtësia e “pavarur”.

 Pse z. Goro nuk dërgoi për regjistrim në hipotekë  dokumentin e rregullt të familjes Mëhilli me 1250 m2, por dërgoi dokumentin e falsifikuar me 5080 m2?

 Mbi 8000 aplikime nga qytetarë të bashkisë janë në pritje në zyrën e z. Goro dhe në zyrën e hipotekës. Përse zgjodhi pikërisht këtë sapo z. Mëhilli nënshkroi një marrëveshje paraprake me investitorin strategjik Gaçi?

Në vitin 2010, OSBE bëri regjistrimin e titujve që ishin shpërndarë me ligjin 7501 në Himarë dhe ky material i është dorëzuar bashkisë, qarkut, qeverisë dhe selisë së OSBE-së. Sa prej këtyre titujve janë ndryshuar, falsifikuar dhe tjetërsuar?

 Është e qartë se Prokuroria e Vlorës që vendosi të arkivojë kallëzimin e z. Bonjaku është e njëjta Prokurori që pa qenë kompetente sajoi çështjen e kryebashkiakut të zgjedhur z. Beleri.

 Mos ndoshta është i njëjti prokuror me të cilin po pinit kafe në momentin kur u arrestuat?

 Z. Goro, kur morët Bashkinë e Himarës, sa himariotë gjetët dhe sa u detyruan të emigrojnë?

 Në çdo njoftim tuajin të deritanishëm falënderonit z. Rama, pse harruat ta falënderoni edhe këtë herë?”, thuhet në njoftimin OMONIA-s


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë