Sport

Olimpiada e Tokios kushtoi 10 miliardë euro, dyfishi i preventivit

Foto ilustruese. Rrathet e Lojerave Olimpike ne Tokiop. Gazeta Si, 22 qershor 2022

Gazeta Si - Kostoja e organizimit të Lojërave Olimpike dhe Paraolimpike të Tokios ishte shumë e lartë. Olimpiada e Tokios, e organizuar në 2021-shin, një vit me vonesë, kushtoi 1.423 miliard yen, që do të thotë rreth 10 miliardë euro.

E ka bërë të ditur këtë shifër komiteti olimpik, pas një verifikimi të bërë në mbledhjen e fundit të ekzekutivit. Parashikimi fillestar për koston e Olimpiadës ishte për një shifdër më të ulët, sa gjysma e saj.

Tokio dhe simboli i Lojërave Olimpike. Gazeta Si, 22 qershor 2021

Vëmendja tani ka kaluar te përdorimi i impianteve të ndërtuara specifikisht për atë event. Në Japoni synohet promovimi i eventeve të reja, për të ‘justifikuar’ sforcon e jashtëzakonshme financiare.

Olimpiada e Tokios u bë më e kushtueshme për shkak të emergjencës sanitare të shkaktuar nga pandemia e Covid-19. Sipas statistikave finale, një rekord prej 11.420 sportistësh mori pjesë në Olimpiadë. Rekord shënoi edhe pjesëmarrja në Paraolimpiadë e 4.403 personave.

Mungesa e spektatorëve dhe e turistëve të huaj, për shkak të masave anti-Covid nga qeveria, i privoi organizatorët nga rreth 90 miliardë yen (630 milionë euro) të ardhura.

Projekti fillestar i përcaktuar nga komiteti i Tokios në 2013-ën, kur ishte ende një qytet kandidat, shkonte në rreth 734 miliardë yen, 5.1 miliardë euro. Pra, sa gjysma e kostos reale që pati Olimpiada e Tokios.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë