Mjedis

OKB paralajmëron se duhet të ndryshojnë planet e shteteve për klimën

Përkundër të gjitha premtimeve për të ndërmarrë veprime, bota është ende nën rrezikun për të kaluar nivelin prej 1.5 gradë celsius të ngrohjes globale. Ekspertët e Organizatës së Kombeve të Bashkuar kanë studiuar planet klimatike të më shumë se 100 vendeve dhe kanë arritur në përfundimin se po shkojmë në drejtimin e gabuar. Kohët e fundit shkencëtarët konfirmuan se për të shmangur ndikimet më të këqija të kushteve më të nxehta, emetimet globale të karbonit duheshin ulur me 45% deri në vitin 2030.
Por kjo analizë e re tregon se ato emetime janë rritur me 16% gjatë kësaj periudhe. Kjo përfundimisht mund të çojë në një rritje të temperaturës prej 2.7 gradë celsius.
"Gjetjet e tanishme bien në kontrast me këshillat se si duhet të ndryshojë klima për të parandaluar pasojat nga ndryshimet klimaterike,” tha Patricia Espinosa, negociatorja kryesore e OKB -së për klimën.
Sipas rregullave të Marrëveshjes së Parisit për ndryshimin e klimës, vendet kanë për qëllim të përditësojnë planet e tyre për reduktimin e karbonit çdo pesë vjet. Por OKB thotë se nga 191 vende që marrin pjesë në marrëveshje, vetëm 113 kanë dalë deri më tani me premtime të mbajtura. Në një analizë nga Instituti i Burimeve Botërore dhe Analiza e Klimës nxjerrin në pah se si Kina, India, Arabia Saudite dhe Turqia -së bashku janë përgjegjëse për 33% të gazeve serë dhe nuk kanë paraqitur ende plane të ndryshuar për përmirësimin e klimës. Thuhet se Australia dhe Indonezia kanë të njëjtat objektiva për reduktimin e karbonit që kanë pasur që në vitin 2015. Dhe të dhënat tregojnë se Brazili, Meksika dhe Rusia presin që emetimet në vend të rriten në vend që të tkurren.
Burimi: BBC/ Përshtati :Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë