Mjedis

OKB: Liderët duhet të marrin vendimet e duhura për rimëkëmbjen pas pandemisë

Sipas një raporti të fundit nga Kombet e Bashkuara, nëse liderët nuk bëjnë zgjedhjet e duhura për tu rikuperuar nga pandemia, për të shmangur  problemet mjedisore dhe pabarazitë sociale, bota  do të kalojë krizë pas krize duke përmbysur arritjet e  e bëra në dekadat e fundit në shëndetësi, arsim, liri, mirqenie sociale dhe luftën ndaj varfërisë.
Raporti tregon se ndikimet e pashembullta të pandemisë së koronavirusit, të kombinuara me krizat mjedisore me të cilat po përballet bota, kërcënojnë të prishin përparimin dhe zhvillimin njerëzor, duke i lënë shoqëritë në të gjithë botënmë të brishta dhe më të pabarabarta.
Pedro Conceição, drejtori i UNDP dhe autori kryesor i raportit të tij më të fundit të zhvillimit njerëzor, tha se qeveritë duhet të bëjnë zgjedhje të duhura, pasi ato do të ndikonin edhe për shumë vite që do të vijnë.
"Ne jemi duke mobilizuar burime të pashembullta fiskale për t'u marrë me pandeminë dhe gabimisht mund të zgjedhim mënyra që shtojnë pabarazitë, në vend që të gjejmë mënyra që ulin presionin në planet" tha ai.

Këto përfshijnë paketa stimuluese që favorizojnë lëndët djegëse fosile ose shtojnë përdorimin e paqëndrueshëm të burimeve dhe shpenzimet që nuk arrijnë të adresojnë problemet me shëndetin dhe arsimin.

"Këto zgjedhje po bëhen ndërsa flasim. Pasojat janë para syve tanë. Ndryshimi i klimës mund të duket i largët për disa njerëz, por po ndodh tashmë, ne i shohim provat. Nuk kemi kohë për të humbur,"shtoi ai.
Vendet nuk po arrijnë deri më tani të përmbushin premtimet e dhëna për të ndjekur një "rimëkëmbje mjedisore" nga kriza Covid-19 dhe po japin para që të mbështesin ekonominë e karbonit të lartë. Ekspertët kanë paralajmëruar se koha po mbaron, pasi fondet e dedikuara për karburantet fosile tani do të rrisin emetimet për dekadat e ardhshme. Emetimet e gazeve serë, të cilat ranë gjatë izolimit tashmë kanë nisur përsëri të zhvillohen.
Për 30 vjet, raporti i zhvillimit njerëzor është përqendruar jo vetëm në ekonomi, por edhe masa të shëndetit, arsimit dhe standardeve të jetesës së kombeve. Raporti i ri përqëndrohet edhe në dy elementë të rinj: konsumi i materialit dhe gjurmët e karbonit, për të pasqyruar rritjen masive të përdorimit të burimeve në vitet e fundit dhe ndikimin në klimë.
Jayathma Wickramanayake, i dërguari i sekretarit të përgjithshëm të KB për rininë, tha se shumica e barrës së dëmtimit ekologjik do të binte mbi të rinjtë.
"Ndërsa njerëzimi ka arritur gjëra të pabesueshme, është e qartë që ne e kemi dëmtuar planetin tonë. Në të gjithë botën të rinjtë kanë folur me zë të lartë, duke pranuar që këto veprime vënë në rrezik të ardhmen tonë kolektive. Ne duhet të transformojmë marrëdhënien tonë me planetin - për ta bërë konsumin e energjisë dhe materialit të qëndrueshëm," shtoi ai.

Ndërsa sipas Conceição pandemia gjithashtu përkeqësoi pabarazitë ekzistuese. Raporti i zhvillimit njerëzor thekson çështjen e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore në Meksikë, Kili dhe Kolumbi. Kjo kishte qenë në një trend rritës, por është ulur me 10 pikë përqindje nga pandemia, duke përmbysur dekadat e ndryshimit pozitiv.

Pabarazitë ekonomike dhe sociale janë përforcuar gjithashtu. Qasja në kujdesin shëndetësor është kufizuar për shumë njerëz më të varfër, pasi sistemet shëndetësore në të gjithë botën janë mbingarkuar dhe fëmijët, madje edhe në vendet e zhvilluara, të cilëve u mungon aksesi në internet ose energjia elektrike  kanë humbur shkollimin kur u izoluan.
Belinda Reyers, një drejtoreshë në Qendrën e Stabilitetit të Stokholmit, e cila kontribuoi në raportin e zhvillimit njerëzor, tha se masat e mirëqenies dhe përparimit njerëzor duhet të kenë parasysh mjedisin, presionet në planet dhe klimën.

“Krizat kaskadore si pandemia e koronavirusit tregojnë se në botën tonë të hiperlidhur, me ndryshim të shpejtë, mjedisi dhe zhvillimi njerëzor nuk janë më të ndara ose të ndashme. Ata janë të ndërthurur thellë. Zhvillimi njerëzor tani e tutje ka të bëjë me zgjedhje që janë të mira për njerëzit dhe planetin," tha ajo.

Burimi:The Guardian/Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë