Treg

OKB: Çmimet e ushqimeve në botë bien në mënyrë të ndjeshme në prill prej koronavirusit

“Çmimet e ushqimeve nëpër botë kanë rënë për të tretin muaj rradhazi në prill, për shkak të goditjes ekonomike dhe logjistike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit”, shprehet agjencia e ushqimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të enjten.

Indeksi i çmimeve të ushqimeve në botë nga Organizata e Agrikulturës dhe Ushqimit (The Food and Agriculture Organization, FAO) e cila llogarit ndryshimet mujore për shportën e ushqimeve të drithërave, farave të vajit, produkteve të bulmetit, mishit dhe sheqerit kanë patur vlerësimin mesatar prej 165.5 pikësh muajin e kaluar duke rënë me 3.4% nga muaji mars.

Foto e kallamëve të sheqerit

Indeksi i çmimit të sheqerit ka rënë në nivelin e tij më të ulët që prej 13 vitesh. Ai ra me 14.6% nga muaji mars me krizën e koronavirusit që ka goditur kërkesën dhe tronditur rëndë çmimet e naftës bruto si dhe ka reduktuar nevojën për prodhimin e etanolit nga kallamët e sheqerit, shprehet agjencia me bazë në Romë.

Indeksi i çmimit të vajit të perimeve ka rënë me 5.2%. Ka pasur rënie në çmimet e vajit të palmës, sojës dhe lulediellit.

Indeksi i produkteve të bulmetit gjithashtu ka rënë me 3.6% me gjalpin dhe pluhurin e qumështit të cilat kanë pësuar rënie dyshifrore.

Indeksi i mishit ka rënë me 2.7%, me një rikthim të pjesshëm të kërkesës për import nga Kina por duke mos arritur të balancojë rënien e importeve gjetkë. FAO shprehet se vende madhorë përsa i përket prodhimit të produkteve ushqimorë të ndryshëm kanë përjetuar pengesa të mëdha logjistike, teksa izolimet nga koroanvirusi në shumë kombe kanë shkaktuar një rënie të skajshme në shitje.

“Pandemia po godet ashtu si kërkesën dhe ofertën e mishit teksa restorantet e mbyllura dhe të ardhurat familjare të reduktuara kanë çuar në një konsum të ulët. Gjithashtu mungesat e krahut të punës në pjesët e proçesimit janë duke ndikuar rëndshëm sistemet e prodhimit”, shprehet Ekonomisti i vjetër i FAO Upali Galketi Aratchilage mbi tregun e mishit.

Foto e shumëllojshmërisë së drithërave

Por në kontrast me indekset e tjerë, Indeksi i drithërave i FAO-s ka rënë shumë pak, teksa çmimet ndërkombëtare të grurit dhe orizit u rritën në mënyrë sinjifikative ndërsa ai i misrit ra në mënyrë të ndjeshme.

Çmimet e orizit u rritën me 7.2% nga muaji mars si rrjedhojë e kufizimeve të përkohshme  që Vietnami vuri mbi eksportet por që më pas i shfuqizoi, shprehet FAO. Ndërsa çmimet e drithërave të tjerë, atyreve me kokrra të mëdha (në terminologjinë angleze coarse grains), duke përfshirë këtu dhe misrin, ranë me 10% si rezultat i goditjes që pësoi kërkesa për ushqyerjen e kafshëve dhe prodhimit të biokarburantëve.

FAO e ka mbajtur parashikimin përsa i përket prodhimit të drithërave në nivele të qëndrueshëm prej 2.720 miliardë tonë në 2019-n, por e ka reduktuar parashikimin e tij përsa i përket përdorimit të drithërave gjatë 2019/20 me 24.7 milionë tonë e kryesisht prej impaktit të koronavirusit në ekonomi.

FAO gjithashtu ka shfaqur parashikimin e tij për ofertën dhe kërkesën botërore të grurit përgjatë periudhës 2020-2021, duke parashikuar se prodhimi botëror do të jetë rreth 762.6 milionë tonë e përafërsisht siç kishte qënë në 2019-n.

Agjenica ka thënë se pret korrje më të vogla në Bashkimin Europian, Afrikën Veriore, Ukrainën dhe ShBA-të. Por kjo do të kompensohet prej korrjeve të mëdha që do të ketë në Australi, Kazakistan, Rusi dhe Indi.

Përdorimi botëror i drithërave gjatë 2020-2021 pritet të jetë stabël, me rritje të parashikuara të konsumit të tij në ushqimet tona e që tejkalojnë uljet e tij për përdorime industriale.

Burimi: Reuters


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë