Rend dhe Ligj

OFL u kërkon pasurinë 4 të dënuarve në Tiranë, Tropojë, Kukës dhe Korçë

Operacioni “Forca e Ligjit” iu ka kërkuar burimet e pasurive 4 të dënuarve nga Tirana, Tropoja, Kukësi dhe Korça.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve këtyre shtetasve:

Vito Biba, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”;

Abedin Palnikaj, banues në Curraj, Tropojë, i dënuar për veprat penale “Vjedhja me pasojë vdekjen, kryer në bashkëpunim” dhe “Armëmbajtja pa leje”;

Baftjar Gjana, banues në Resk, Kukës, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Genti Tahiri, banues në Korçë, i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë