Rend dhe Ligj

OFL shënjestron dy të dënuar për trafik droge në Berat

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të premte dy të dënuar për trafik droge në Berat.

Bëhet fjalë për Ervis Gavelli, banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe Leonat Gavelli, banues në Berat, dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Leonat Gavelli nuk është një emër i panjohur për drejtësinë, ai është dënuar nga autoritetet italiane si drejtues në një rrjet të trafikut të kokainës nga Kolumbia dhe destinacion tregun e narkotikëve në Zvicër dhe Itali.

Zëdhënësja e OFL tha se “këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme”.

Ndër të tjera, OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë