Ka ndodhur

OFL shënjestron dy të dënuar nga Korça dhe Peshkopia

Operacioni Forca e Ligjit është ndalur këtë të premte në Peshkopi dhe në Korçë, ku u ka dërguar formularin e deklarimit të burimit të pasurisë 2 të dënuarve për organizata kriminale dhe për vrasje me paramendim

Të dënuarit që duhet të përgjigjen para OFL-së janë:

Qamil Açka (Miftiu), banues në Peshkopi, i dënuar në Itali për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Vjedhja me armë”;

Zefir Alushallari, banues në Korçë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë