Ka ndodhur

OFL shënjestron 7 të dënuar

7 të dënuar për vepra të ndryshme penale duhet të përgjigjen para OFL-së.

Operacioni Forca e Ligjit thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

Amant Sadikaj, banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, i mbetur në tentativë;

Sinan Prenika, banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Anxhelo (Fatjon) Demiri, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;

Eduart Karaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

Alfred Lleshaj, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Sokol Djegesina (Pjollaj), banues në Shkodër, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Edmond Mamushi, banues në Përmet, dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e mbetur në tentativë.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë