Ka ndodhur

OFL shënjestron 5 të dënuar për vrasje, vjedhje dhe rrëmbim personi

5 të dënuar nga Tirana, Tepelena dhe Gjirokastra duhet të përgjigjen para OFL.

Operacioni Forca e Ligjit thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre këtyre të dënuarve:

Bledar Hasani, banues në Tiranë, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Vjedhja”;

Selam Qëndro, banues në Tepelenë, i dënuar për veprat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”;

Memo Lila, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Sadik Hazizi, banues në Tepelenë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;

Gentian Çani, banues në Gjirokastër, i dënuar për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë