Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 trafikantë në Vlorë

Operacioni Forca e Ligjit ka zbritur ditën e sotme në Vlorë, duke shënjestruar katër trafikantë.

Bëhet fjalë për Edison Begaj, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë e ka dënuar përfundimisht me 7 vite e 6 muaj burgim, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e municioneve luftarake”.

Po ashtu në shënjestër është vënë edhe Elton Çobo, banues në Vlorë, i cili është dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe është bërë njohja e vendimit penal nga Gjykata e Vlorës, në vitin 2019.

Formulari i është dërguar edhe shtetasit Tesi Basho, banues në Vlorë, i arrestuar dhe nën hetim për veprën penale “Shtrëngim për dhënie të pasurisë” si dhe Luan Kananit, banues në Vlorë, subjekt i Aktit Normativ, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë e ka dënuar me 5 vite burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotikëve”.

Zëdhënësja e OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë