Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Shkodër

4 të dënuar nga Shkodra për trafikim lëndësh narkotike dhe krijim organizatash kriminale duhet të deklarojnë pasurinë.

OFL iu kërkon burimet e pasurisë këtyre të dënuarve:

Ladio Braci, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve” dhe “Organizata Kriminale”;

Artur Ndoja, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Kristian Selimi, banues në Shkodër, i dënuar për  veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Abedin Bajraktari, banues në Shkodër, i dënuar për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal”, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”.

OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë