Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 të dënuar në Elbasan

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të mërkurë 4 të dënuar në Elbasan, të cilëve u ka kërkuar që të deklarojnë pasurinë brenda 24 orëve.

Kërkesa me shkrim për deklarim pasurie i është dërguar Agron Mehjajt, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe Kelmend Dalipit, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Po ashtu mes personave që iu është kërkuar të plotësohet formulari është edhe Eduart Haxhi, i dënuar për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”; si dhe Xhiljano Xhoxhi, i dënuar ne Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Sipas zëdhënëses së OFL, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Më Shumë