Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 4 shkodranë

Operacioni ‘Forca e Ligjit’ është ndalur sot në Shkodër, ndërsa iu ka dërguar formularët 4 subjekteve për të deklaruar pasurinë.

Bëhet fjalë për Muhamet Lici, Ibrahim Lici, Bledar Cafi si dhe Gezim Cafi, të cilët brenda 24 orësh duhet të vetëdeklarojnë pasurinë.

Muhamet Lici, banues në Shkodër, aktualisht është i paraburgosur në burgun e Shkodrës.

Zëdhënësja e OFL tha se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, ajo tha se OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë