Ka ndodhur

OFL shënjestron 3 të dënuar të tjerë

Tre të dënuar për prostitucion, trafikim të miturish e vjedhje duhet të përgjigjen para OFL-së.

Operacioni Forca e Ligjit thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre këtyre të dënuarve:

Ferdinant Etemaj alias Ferdinand Etemi, banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”;

Elton Drapi, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i të miturve”;

Dorjan Memaj, banues në Shkozë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë