Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 3 të dënuar në Tiranë dhe 1 në Shkodër

OFL ka vijuar me 4 shënjestrat e radhës duke u çuar formularin me shkrim për deklarim pasurie.

Kësaj radhe OFL është ndalur në Tiranë ku i ka dërguar formularin 3 personave të dënuar për vjedhje me armë.

Bëhet fjalë për shtetasit O. I., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”; K. A., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”; E. K., banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë, e kryer në bashkëpunim”;

Ndërkohë një personi me inicialet I. R, në Shkodër i është dërguar formulari pasi është në arrest me burg për kryerje të disa veprave penale në kuadër të një grupi kriminal.

Këtyre personave OFL u kërkon të deklarojnë pasurinë brenda 48 orëve me të gjitha pyetjet drejtuar atyre ose në të kundërt u sekuestrohen pasuritë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë