Ka ndodhur

OFL shënjestron 3 të dënuar në Tiranë

3 të dënuar nga Tirana duhet të përgjigjen para OFL.

Operacioni Forca e Ligjit thotë se u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë këtyre të dënuarve:

Fabjon Lamja, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, e mbetur në tentativë;

Fatjon Kodra, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër”;

Fatjon Kodra, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë