Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 3 të dënuar në Tiranë

Operacioni Forca e Ligjit iu ka dërguar formularët për deklarimin e burimeve të pasurisë tre personazheve të tjera të botës së krimit.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim këtyre të dënuarve:

Çlirim Marku, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Oltjan Maxhari, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

Spartak Muçaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë