Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 3 të dënuar në Shkodër dhe Mirditë

Operacioni Forca e Ligjit ka shënjestruar këtë të mërkurë 3 të dënuar të tjerë, nga Shkodra dhe Mirdita.

OFL thotë se kërkesa për deklarim pasurie brenda 48 orëve u është dërguar këtyre shtetasve:

Behar Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Artan Prenga, banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

Arben Ghete, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Sipas OFL-së, këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë