Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të enjte në Lezhë, ku u kërkon burimin e pasurisë 3 të dënuarve.
OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve këtyre shtetasve:
Altin Shkrepi, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Bardhok Toni, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”;
Blerjan Pjetri, banues në Lezhë, i dënuar për veprën penale “Vrasja me paramendim”.
Sipas OFL-së, këta të dënuar si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.