Ka ndodhur

OFL shënjestron 3 të dënuar në Dibër

3 të dënuar nga Dibra duhet të përgjigjen para OFL.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e burimit të pasurisë së tyre brenda 48 orëve këtyre të dënuarve:

Eriol (Moll) Çela,  banues në Dibër, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Tedi Vojka, banues në Dibër, i dënuar në Francë për veprën penale "Trafikimi i  narkotikëve”;

Albi Murja, banues në Dibër, i dënuar  në Francë  për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë