Rend dhe Ligj

OFL shënjestron 3 të dënuar në Berat

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar këtë të martë në Berat, ku ka shënjestruar tre të dënuar.

OFL thotë se u ka dërguar kërkesë me shkrim për deklarimin e pasurisë brenda 48 orëve këtyre shtetasve:

Lani Duleviç, banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Andrea Dinga, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni”;

Olgert Hoxha, banues në Kuçovë, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

OFL thotë se këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se “është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë