Ka ndodhur

OFL shënjestron 2 të dënuar, njëri prej tyre në Kosovë

Operacioni Forca e Ligjit u ka kërkuar sot të dorëzojnë formularët për pasurinë 2 të dënuarve, njëri prej tyre në Kosovë.

Të dënuarit që duhet të përgjigjen para OFL janë:
Shpendi Lilaj, banues në Fier, i dënuar në Kosovë për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

Bashkim Hasani, banues në Kurbin, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

Ndër të tjera, OFL thotë se "është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special".


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë