Futboll

Ofertë joshëse për Kumbullën, Roma i jep 30 milionë euro Veronës

Janë orë vendimtare sa i takon merkatos europiane në futboll dhe një ndër emrat më të lakuar mbetet ai i mbrojtësit të Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla. Një ofertë e papritur konkrete për të ka ardhur nga Roma, që sfidon kështu, Interin dhe Lacion.

Drejtuesit e Romës po hasin vështirësi në bisedimet me Mançester Junajtid për të kthyer në skuadër Kris Smolling dhe i kanë bërë një propozim të rëndësishëm Veronës për Kumbullën. Shtypi sportiv italian bën me dije se Roma e kërkon mbrojtësin 20-vjeçar në formë huazimi, me të drejtë blerjeje për 30 milionë euro, një shifër e konsiderueshme kjo në raport me ofertat e bëra nga Interi dhe Lacio.

Kumbulla në një dyluftim me Milinkoviç Saviç. Gazeta Si, 15 shtator 2020

Me sa duket, transferimi i Kumbullës në një klub të madh është vetëm çështje orësh. Verona po shfrytëzon situatën për të marrë ofertën më të mirë dhe kjo e Romës është vërtet joshëse. Igli Tare ka tentuar ta marrë Kumbullën, duke ofruar 20 milionë euro, plus një lojtar të Lacios. Priten të tjerash zhvillime gjatë ditës, ku vëmendja është e gjitha te merkatoja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë