Treg

Oferta e parë private/ NOA hap ankandin për obligacionin 5-vjeçar me interes 8%

Nga Gazeta 'SI' - Këtë të mërkurë, për herë të parë, një subjekt privat në Shqipëri ka hapur ankandin për emetimin e një obligacioni.

Institucioni financiar jobankë, NOA, ofron një obligacion 5-vjeçar për publikun, me interes 8%.

Obligacioni ka vlerën 500 mijë lekë dhe fituesit do të shpallen deri më 21 qershor.

Data e parë e pagimit të interesit është 23 dhjetori 2023 dhe më pas i pagueshëm çdo 6 muaj në datat 23 qershor dhe 23 dhjetor.

NOA e bëri kërkesën për herë të parë në prill të këtij viti dhe AMF e pranoi duke hapur kështu një kapitull të ri për tregun financiar shqiptar e të shërbejë si nxitje edhe për operatorë të tjerë privatë.

Sipas ligjit, obligacionet me ofertë private mund të emetohen nga shoqëritë aksionere dhe të ofrohen për shitje te investitorë institucionalë dhe tek një numër prej deri 100 individësh. 


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë