Keshilla

OBSH: Pasiviteti fizik rrezikon çerekun e Botës

Është bërë shumë pak përparim në reduktimin e niveleve të pasivitetit në mbarë botën, kanë paralajmëruar ekspertët.

Një raport i OBSH vlerëson se më shumë se një e katërta e njerëzve në mbarë botën (rreth 1.4 miliardë), nuk bëjnë stërvitje të mjaftueshme fizike.

Inaktiviteti ngre rrezikun e një sërë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 dhe rrezikun për tu prekur nga kanceri. Vendet me të ardhura të larta, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, ishin ndër vendet me njerëzit më pak aktivë. Rreth 20 milionë britanikë nuk janë aktivë. Hulumtuesit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) kanë shikuar të dhënat e vetëraportuara për aktivitetin nga 358 sondazhe në 168 vende, ku përfshihen 1.9 milionë njerëz.

Ata zbuluan se në vendet me të ardhura të larta, si Britania e Madhe dhe SHBA-të, përqindja e njerëzve joaktivë ishte rritur nga 32% në 2001 në 37% në vitin 2016, ndërsa në vendet me të ardhura të ulëta ajo kishte mbetur e qëndrueshme në 16%.

Gratë janë më pak aktive në të gjithë botën, me përjashtim në Azinë Lindore, ku gratë janë më aktive se meshkujt. Ekspertët thonë se kjo ndodh për shkak se gratë bëjnë më shumë punë gjatë përditshmërisë së tyre, si kujdesi për fëmijët dhe punët e tjera në shtëpi, veç punës që ato bëjnë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, nivelet e pasivitetit në vitin 2016 ishin 36%, ku përqindjen më të lartë të pasivitetit e mbajnë femrat.

Në vendet me të ardhura më të ulëta, njerëzit kanë më shumë gjasa të jenë aktive, kjo për shkak se ata punojnë më shumë, dhe përdorin më  shumë mjetet e transportit publik.

Dr Regina Guthold, autori kryesor i studimit nga OBSH, tha: "Ndryshe nga rreziqet e tjera të mëdha globale shëndetësore, nivelet e aktivitetit fizik të pamjaftueshëm nuk janë të barabarta  në mbarë botën,mbi një e katërta e të rriturve nuk arrijnë nivelet e rekomanduara të aktiviteteve fizike.

Vendet me normat më të larta të pasivitetit janë:

Kuvajti 67%

Arabia Saudite 53%

Iraku 52%

Ekspertët u bënë thirrje qeverive të ofrojnë dhe mbajnë infrastrukturën që promovon sportin dhe rritjen e ecjes dhe çiklizmit.

Dr Mike Brannan, udhëheqësi kombëtar për aktivitetin fizik në Anglinë e Shëndetit Publik, tha: "Këto shifra nxjerrin në pah çështjen globale të pasivitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë