Futboll

OBSH: E pamundur që ndeshjet të luhen me tifozë

Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka gjykuar të “parealizueshme” organizimin e ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të madhe të publikut në ato vende që kanë shënuar rritje të të infektuarve. Drejtori i emergjencave shëndetësore të OBSH-së, Michael Ryan, ka pohuar se në rrethana të tilla mund të ishte një “katastrofë” lejimi i kthimit të publikut në stadiume.

I  pyetur gjatë një lidhje direkte në rrjetet sociale të OBSH-së mbi një datë të mundshme për kthimin e njerëzve në stadiume, Ryan ka thënë se është herët për të dhënë një përgjigje: “Nuk e dimë. Grumbullime të mëdha me 40.000, 50.000, 60.000 persona … Nuk është vetëm rreziku i të qenit në stadium, por edhe shkuarja atje duke përdorur mjete publike, qëndrimi në lokale. Imagjinoni të gjithë problemet që kemi tani me lokalet e natës. Shumëfishojini me katër ose pesë orë, gjatë të cilave mijëra njerëz përdorin të njëjtin transport publik. Mund të jetë katastrofike”.

“Është çmenduri të mendosh që në vendet me transmetim lokal të organizohen ngjarjeve sportive me pjesëmarrje të madhe të publikut. Ndoshta duhet të presim që, kur gjërat të përmirësohen, të mund të kalojmë nga zero persona në ndoshta 1.000 ose 2.000”, ka përfunduar Ryan.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë