Treg

Obligacionet 15-vjeçare u shitën me kupon 8.39%. Bonot po ashtu në rritje

Nga Gazeta 'SI' - Obligacionet 15-vjeçare patën përsëri sukses në ankandin e tyre të katërt, ku u kërkuan përtej shumës së shpallur. Nga 1 mld lekë, investitorët kërkuan deri në 1.8 mld, por Banka pranoi vetëm 1.15 mld lekë.

Kuponi i obligacioneve më afatgjata në vend, rezultoi 8.39% dhe pse ai që ishte vendosur në ankand ishte 7.5%. Ky rezulton 1.49% më i lartë se kuponi i ankandit paraardhës që ndodhi në maj, me 6.9%.

Në nëntor 2021 ishte hera e parë që qeveria provoi huamarrjen e brendshme me maturitet 15-vjeçar, duke testuar kështu tregun që në fakt reagoi pozitivisht.

Obligacionet 15-vjeçare janë investime tërheqëse me normat e tyre të larta të kthimit për një periudhë afatgjatë, të ndikuar dhe nga rritja paralele e normave të interesit.

Ndërkohë, nga rezultatet e ankandeve të fundit, interesit për obligacionet 5-7 vjeçare nuk e ka kaluar fondin limit të vendosur. Bonot e Thesarit, 3 deri në 12 muaj vazhdojnë të jenë titujt “më të preferuar” të investitorëve, ku së fundmi i është siguruar një fitim i lartë në pak kohë. Ankandi i fundit i bonove 12 mujore ka rezultuar me yield 4.53%, rritje tepër e lartë nga ankandi i parafundit, 3.95%.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë