Mjedis

Objektivat për të ndaluar shkatërrimin e natyrës mund të jenë të paarritshme

Objektivat ambicioze për të ndaluar shkatërrimin e natyrës tani mund të quhen të paarritshme, sipas një studimi të ri.

Shkencëtarët thonë se efektet e ndryshimit të klimës dhe humbjes së habitatit në popullatat e kafshëve janë nënvlerësuar ndër vite dhe tani parandalimi i zhdukjes së disa prej tyre mund të zgjasë më shumë se sa pritej dhe nëse qeveritë nuk fillojnë të veprojnë që tani, objektivat e biodiversitetit global mund të jenë të paarritshme.

Në dhjetor, pothuajse 200 vende ranë dakord të ndalonin ‘zhdukjen’ e natyrës deri në fund të dekadës.

Qeveritë vendosën synime ambicioze për të ndalur humbjen e biodiversitetit dhe për të mbrojtur 30% të tokave dhe deteve deri në vitin 2030.

“Ky studim tregon se është më e vështirë nga sa mendohej që të arrihen këto objektiva”, thotë Robert Freeman nga Instituti i Zoologjisë në Londër.

Studimi, i botuar në revistën Royal Society, analizoi tendencat në popullatat e më shumë se 600 llojeve të ndryshme të shpendëve dhe gjitarëve.

Shkencëtarët zbuluan se puna e mëparshme e mbrojtjes së popullatave të ndryshme nuk kishte arritur asgjë.

"Ne pamë efekte të vonuara deri në 40 vjet për gjitarët dhe zogjtë”, thotë Freeman.

Nga ana tjetër, studimi tregon se veprimet e menjëhershme për probleme si gjuetia dhe shfrytëzimi i tepërt i burimeve natyrore do të ketë përfitime të menjëhershme.

Tani po zhduken më shumë se kurrë në histori bimë dhe kafshë dhe në dhjetor, vendet nënshkruan një marrëveshje historike që përcakton synimet globale për të trajtuar humbjen e biodiversitetit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë