Keshilla

Obeziteti është “ngjitës”

Duket se edhe obeziteti është 'ngjitës', kanë thënë studiuesit Nicholas A. Christakis dhe James H. Fowler.

Ata kanë analizuar tendencën e njerëzve për të vepruar njësoj si të tjerët në çdo situatë. Studimi u realizua tek 12 mijë të rritur dhe tek marrëdhëniet e tyre shoqërore. Sa herë miku i tyre shtonte kile, edhe ata shtonin.

Grafiku përcaktoi përqindjet e probabilitetit të "ngjitjes". Rreziku i vuajtjes së obezitetit do të rritet me 57% nëse miku juaj fillon të fitojë peshë, 40% nëse është motra juaj dhe 37% nëse është partneri juaj.

Për autorët e këtij hulumtimi të publikuar në "New England Journal of Medicine" thonë se distanca shoqërore është më e rëndësishme sesa distanca aktuale gjeografike. Ata treguan se nëse lidhjet shoqërore janë të forta, edhe nëse personi është milje larg nga një person tjetër që vuan nga obeziteti, ata kanë të njëjtën përqindje të rrezikut sikur të jetonin afë.

Natyrisht, pesha e trupit mund të vijë edhe për shkak të mënyrës se si ushqeheni, gjenetika ndikon gjithashtu.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë