Ne rrjet

Obama akuzon: Vëmendje për ‘Titan’-in, por emigrantët u injoruan. Sistemi i kalbur!

Gazeta Si -  Barack Obama drejton gishtin në mbulimin e tepërt mediatik kushtuar tragjedisë së nëndetëses “Titan” dhe vdekjes së pesë pasagjerëve të saj.

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Athinë, akuzoi trajtimin e pabarabartë të masakrës së emigrantëve që ndodhi në brigjet greke, në të cilën vdiqën më shumë se 700 njerëz, duke përfshirë të paktën një njëqind fëmijë.

“Fakti që ka më shumë vëmendje ndaj një nëndetëse që mban pesë persona që morën pjesë në një turne në rrënojat e Titanikut, sesa një varkë plot me emigrantë e mbytur në det, është i kalbur dhe i paqëndrueshëm”, tha Obama, i cili nuk është i vetmi që folur për këtë çështje.

Shumë prej tyre kanë shprehur zemërim se ajo që IOM e ka quajtur tragjedia më e madhe detare në historinë greke, thuhet se është lënë në hije plotësisht nga blogjet e drejtpërdrejta për “Titan”-in, me faqet e internetit të mëdha botërore që dërgojnë qindra gazetarë të tyre në skenë në pritje të lajmeve për pesë të zhdukurit në Atlantik.

"Një kontrast i tmerrshëm dhe i pështirë", tha Judith Sunderland, drejtoreshë për Evropën dhe Azinë Qendrore në Human Rights Watch.

“Faqet e para të ditëve të fundit janë mbizotëruar nga kërkimi i nëndetëses së zhdukur, megjithatë ka 100 herë më shumë njerëz që kanë humbur jetën në fundosjen e varkës, njerëz që janë detyruar të largohen nga vendet e tyre, të cilët po kërkonin sigurinë”, kërkoi Josie Naughton, bashkëthemeluese dhe CEO e Choose Love, një OJQ britanike që ndihmon refugjatët në mbarë botën.

Polemika është ndezur edhe më shumë për burimet e jashtëzakonshme që do të ishin vënë në vend për të financuar operacionet kërkimore të nëndetëses: mbi dhjetë milionë dollarë për të shpëtuar pesë eksploruesit e vënë në dispozicion nga Evropa, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Britania e Madhe.

Për të mos përmendur që, sipas shumë njerëzve në SHBA, operacionet e kërkim-shpëtimit të Rojës Bregdetare të SHBA-ve paguhen nga taksapaguesit amerikanë.

Edhe qeveria e Pakistanit ka përfunduar në akuza, sepse ka ndarë miliona dollarë për të gjetur sipërmarrësin Shahzada Daëood dhe djalin e tij Suleman, pasagjerë të "Titan”-it, kur më pas për vite ka lënë të vdesin mijëra emigrantë që ikin jashtë vendit me shpresën e një jete më të mirë dhe të përfundojnë në një varkë, të gëlltitur nga deti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë