Lajme

Oazi Majorelle, në zemër të Marakeshit, si testament edhe i Yves Saint Laurent

Kopshti Majorelle, një oaz prej 12 akrësh në zemër të Marakeshit kontemporan, i ka dhënë botës ngjyrën e tij të veçantë: blunë Majorelle. Kjo ngjyrë mund të shihet nëpër ndërtesat, shatërvanet dhe skajet e këtij kopshti. Krijuesi i tij francez, Jacques Majorelle, ishte një artist i madh dhe kjo strehë elegante që ai krijoi në shkretëtirë, është kryevepra e tij. Pa dashur t'i humbasin gjurmët dhe stilin e tij, dizanjeri francez Yves Saint Laurent dhe partneri i tij Pierre Berge e restauruan atë më vonë duke u treguar të kujdesshëm për të ruajtur çdo traditë.

Në Marakesh, një qytet i rrethuar nga malet e thata Atlas, uji është një luks. Çdo maroken qëndron para një shatërvani para lutjeve islamike. Pishinat e mermerit dhe shtratet e lumenjve reflektojnë traditën e tij, së bashku me një bimësi të mahnitshme: pemë bananesh, pemë bamboo, palma me arrë kokosi dhe zambakë uji.

Edhe pse ishte shumë i influencuar nga arti dekorativ, Majorelle pikturoi shumë imazhe të fiseve berbere të qytetit për më shumë se 40 vite, ai e ndërtoi shtëpinë e tij dhe studion në stilin e tyre tradicional. Kulla e lartë që qëndron përbri kopshtit na ngjall idenë e ndërtesës ‘casbahs’, e cila ishte një fortesë malore e berberëve të pavarur, të cilët e quanin veten e tyre “Amazigh” ose njerëzit e lirë.

Në tetor të vitit 2017 u hap “Muzeu Yves Saint Laurent” në nder të kujtimit të dizanjerit mbi trashëgiminë dhe lidhjen e tij me qytetin e Marakeshit. Vila e mëparshme e Majorelle përmbante një “Muze Berberësh” me objekte historike, kostume dhe bizhuteri qe përfaqësonin kulturën e lashtë të Afrikës Veriore. Qindra objekte ilustrojnë historinë e shoqërive tradicionale të berberëve që nga shoqëria Rif e deri tek Sahara, duke përfshirë edhe bizhuteri argjendi me dizanje marramendëse që përfaqësonin një trashëgimi mbi 9000 vjeçare.

Historia kolonialiste e Afrikës së Veriut shtrihet që nga romakët e lashtë deri në francezët e shekullit XX. Një monument i bërë për Saint Laurent, i cili vdiq në vitin 2008, është një përkujtim i të dyjave, një kolonë romake e marrë nga shtëpia e dizajnerit Tangier që tani qëndron në një cep të qetë të kopshtit ngjitur me dy stola mermeri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë