Kosova

‘O me Serbinë, o me Kosovën’, Vuçiç kërcënon ndërkombëtarët: Zgjidhni! Me ne ose ka luftë

Nga Gazeta 'Si'- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi me Patriarkun Profirije dhe presidentin e Republika Srpska, Milorad Dodik ka dërguar një ultimatum në drejtim të Perëndimit.

Ai ka 'kërcënuar' ndërkombëtarët që të zgjedhin mes Kosovës dhe Serbisë.

”Nuk është problem i doni ata e nuk na doni ne, nëse i doni ata, nuk do të na keni neve. I doni ata dhe doni t’u ndihmoni atyre, do të mbijetojmë! Por jemi mjaftueshëm të edukuar dhe mjaftueshëm të mençur e trima dhe mjaftueshëm kemi marrë mësime dhe kemi fituar përvoja pas gjithë asaj që na keni bërë 25 vjetët e kaluara që ta presim momentin më të mirë të mundshëm dhe ta shfrytëzojmë mundësinë, rastin tonë", deklaroi Vuçiç.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë një takimi me Patriarkun Profirije dhe presidentin e republika Srpska, Milorad Dodik

Kjo deklaratë  e Vuçiçit sipas përdoruesve të platformës X, po konsiderohet kërcënim direkt luftarak për Kosovën.

Për këtë ka reaguar ashpër edhe deputeti i Parlamentit Europian nga Gjermania, Reinhard Bütikofer, që i kërkon dyshes ndërmjetësuese Borrell-Lajçak, por edhe drejtuesve të lartë të BE-së që të reagojnë për të mos lejuar që Vuçiç të mbjellë farat e luftës.

Për këtë ka reaguar ashpër deputeti i Parlamentit Europian nga Gjermania, Reinhard Bütikofer, që i kërkon dyshes ndërmjetësuese Borrell-Lajçak, por edhe drejtuesve të lartë të BE-së që të reagojnë për të mos lejuar që Vuçiç të mbjellë farat e luftës.

“Duhet të ndryshoni qasjen e BE-së menjëherë”, shkruan ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë