Ka ndodhur

Nxirrte pllaka guri në Malin e Tomorit, arrestohet 43-vjeçari

Policia e Skraparit vijon kontrollin për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, që shkakton dëmtime në zonën e mbrojtur të malit të Tomorit.

Policia thotë se është vënë në pranga shtetasi D. B., 43 vjeç, banues në Poliçan.

Sipas policisë, arrestimi i 43-vjeçarit është bërë pasi dyshohet se në mënyrë të kundërligjshme ka nxjerrë pllaka guri dekorative, në Malin e Tomorit, zonë e shpallur “Park Kombëtar", duke dëmtuar habitatin natyror të zonës së mbrojtur.

Ky shtetas, materialin e gurit të nxjerrë në mënyrë të paligjshme po e transportonte me mjetin tip kamion kur u konstatua nga shërbimet e pyjores.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë