Bota

Nxirren nga oqeani Atlantik pjesët e shkatërruara të nëndetëses

Vetëm pak ditë pas konfirmimit të tragjedisë me 5 viktima në oqeanin Atlantik, ku nëndetësja “Titan”, e nisur për të eksploruar në rrënojat e Titanikut shpërtheu prej presionit të ajrit, janë zbuluar edhe mbetjet e saj.

Pjesët e shkatërruara të nëndetëses janë fotografuar duke u nxjerrë sot në breg, pasi Titan shpërtheu në thellësi të ujërave të Atlantikut.

Një robot që zhytet në thellësinë e detit nga Horizon Arctic gjeti pjesët e copëzuara. Materialet e Titan u shkarkuan nga anija Horizon Arctic në St Johns, Newfoundland të Kanadasë.

Rreth dhjetë pjesë të saj u zbritën nga anija, duke përfshirë kabinën e nëndetëses dhe muret anësore të saj.

Titan u zhduk dhjetë ditë më parë afër fundit të oqeanit vetëm një orë e 45 minuta pasi u zhyt në Atlantikun e Veriut.

Ekspertët thanë se viktimat, duke përfshirë tre britanikë, miliarderi Hamish Harding, biznesmeni Shahzada Dawood dhe djali i tij 19-vjeçar Suleman, vdiqën sapo ajo shpërtheu.

Gjithashtu në mesin e viktimave ishte eksploruesi francez 77-vjeçar Paul-Henri Nargeolet dhe CEO i OceanGate, Stockton Rush, i cili drejtonte turneun e Titanikut.

Pavarësisht gjetjes së nëndetëses, shanset që trupat e të vdekurve të zbulohen janë thuajse zero.

Bordi i Sigurisë së Transportit të Kanadasë tha se hetimi për rastin e Titan do të zgjasë dy vite dhe do të fokusohet në përmirësimin e sigurisë dhe jo në përgjegjësinë penale ose civile.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë