Futboll

Numrat e rinj te Reali/ Mbape merr 10-ën e Modriç, Endrik 9-ën e Benzema

Gazeta Si - Mësohen numrat që do të mbajnë në fanellë dy yjet e rinj të Real Madridit. Sipas ‘As’, klubi ka vendosur tashmë fanellat dhe numrat e tyre për sezonin e ardhshëm.

Media spanjolle zbulon për të gjithë kureshtarët se Kilian Mbape do të mbajë fanellën me numër 10. Këtë numër e mban aktualisht Luka Modriç, i cili me sa duket, do të largohet në fund të sezonit, ose do të marrë një tjetër fanellë.

Braziliani Endrik pritet të mbajë fanellën me numër 9, që është e lirë pas ikjes së Karim Benzema nga madrilenet dhe që më parë e ka mbajtur edhe një tjetër brazilian i famshëm, Ronaldo Fenomeni.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë