Politike

Zgjedhjet në Kukës, kandidati i PS fiton me diferencë të thellë ndaj kandidatit të opozitës (rezultati)

Gazeta Si - Kandidati i Partisë Socialiste Albert Halilaj fitoi ndjeshëm ndjeshëm ndaj rivalit të tij Emri Vata i koalicionit "Bashkë Fitojmë" në zgjedhjet për kryebashkiak në Kukës.

Pas përfundimit të numërimit të fletëve të votimit në 74 kuti, rezultoi se Albert Halilaj i Partisë Socialiste ka grumbulluar 13025 vota, ndërsa Emri Vata, kandidati opozitar i koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka marrë 7431 vota.

Kandidati i PS ka siguruar fitoren me një diferencë prej 5594 vota më shumë se ai ai "BF".

Pjesëmarrja në këto zgjedhje në Bashkinë e Kukësit ishte 45.63%.

Zgjedhjet në Kukës u zhvilluan pas video-skandalit të ish-kryebashkiakut Safet Gjici, vetëm disa javë pasi fitoi zgjedhjet, ku ai shfaqet duke kryer marrëdhënie intime me një vajze në ambientet e zyrës së bashkisë.

Pas publikimit të kësaj videoje, Gjici u shkarkua nga kryeministri Rama dhe ndodhet në burg i akuzuar për shpërdorim detyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë