Rend dhe Ligj

Nuk zbatuan masat anti-Covid-19, gjobitet një call center dhe një lokal në Durrës

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë administratorin e një call center-i dhe të një lokali, pasi nuk kanë zbatuar masat e vëna nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Policia thotë se është gjobitur një call center, në lagjen nr. 1, Durrës, me përfaqësuese të autorizuar shtetasen M. Z. Pas kontrollit në ambientet e brendshme të këtij subjekti u konstatua se punonjësit nuk ishin të pajisur me masa mbrojtëse. Ky subjekt ka marrë masën administrative 700 000 lekë.

Po ashtu, edhe lokali nën administrimin e shtetases Sh. A., 51 vjeçe, me emërtimin “Bar-kafe”, në lagjen nr. 16, Durrës, ka marrë masë administrative 100 000 lekë.

Policia u bën thirrje qytetarëve t'u binden ndalesave të përcaktuara dhe të kufizojnë sa më shumë lëvizjet, për të mirën e përbashkët.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/514467555921107/?__xts__[0]=68.ARAdCU8MrodtV14v3mdz13r9jFeT8PoQeJM80x3mGa_iX-YuorvnfDkK7JhNAnrAEu5_Q1KtruDLHbnsdl0T0YhP3Flb3cAwxnfgzNDRGPQlucBNWV0lssdX39KykkE1tL35u3aJ6J4c0ErEZDzimn5984-TmOVCoDZhDL85lyZVi61qoKWkbgZfvvw98g4Z9y8alt39pvGiH2PbYdu9bY1d6iwa1gUmfMQOqxmRSsIEVA6IDGmoSUi3cXSi0ebS0yVLjZ_JjFtUShMLO7K1ysEplXKXSQToEbdW9i06IFaENO8DuhaGvGQFh73kYqc0JRUNwvO2yfyqZxf6958tmeKkj4v3KBOOO-bUBpvM&__tn__=-R

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë