Ka ndodhur

Nuk zbatojnë masat anti-covid, gjobiten 885 qytetarë në 48 orët e fundit

885 qytetarë janë ndëshkuar nga policia, pasi nuk kanë zbatuar masat anti-covid.  

Policia thotë se gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin, janë evidentuar dhe ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë secili, 874 qytetarë që janë konstatuar duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve është evidentuar 1 subjekt që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë dhe për administratorin e këtij subjekti është vendosur masa administrative 1.000.000 lekë.

Ndërsa 10 qytetarë janë konstatuar duke lëvizur në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes dhe janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.

Policia u bën apel të gjithë qytetarëve që të zbatojnë me rigorozitet masat anticovid.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë