Vijojnë kontrollet e policisë për respektimin e masave antiCOVID.
Një lokal në Durrës është konstatuar duke thyer masat anti-Covid, pasi ushtronte aktivitet jashtë orarit të lejuar dhe është gjobitur.
Policia thotë se administratori i këtij lokali, shtetasi me iniciale S. C. u ndëshkua me 1.000.000 lekë.
Ndërkohë ditën e djeshme në Tiranë u gjobitën 2 lokale të tjera.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, i shoqëruar nga drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, ditën e djeshme inspektoi shërbimet e Policisë së kryeqytetit, për të parë nga afër zbatimin e masave anti-COVID dhe punën që po bën Policia në këtë drejtim.
Në vendin tonë, situata vijon të jetë shqetësuese, dhe dje u raportuan 12 viktima dhe 956 të infektuar nga koronavirusi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.