Futboll

Nuk “përtypet” zhgënjimi në Champions, Juve shkarkon trajnerin

Maurizio Sarri është shkarkuar, duke paguar zhgënjimin në Champions, eliminimin që në 1/8 finale ndaj Lyon-it. Vendimi për shkarkimin e Sarrit është marrë nga drejtuesit të cilët janë zhgënjyer nga puna e trajnerit italian.

Klubi bardhezi ka zyrtarizuar shkarkimin e trajnerit me një njoftim të shkurtër: “Klubi i Futbollit të Juventusit njofton se Maurizio Sarri është liruar nga posti i tij, si trajner i ekipit të parë. Klubi do të donte ta falënderonte trajnerin, që ka shkruar një faqe të re në historinë e Juventusit me fitoren e kampionatit të nëntë radhazi, kulmin e një udhëtimi personal, që e bëri atë të ngjitej në të gjitha divizionet e futbollit italian”.

Drejtuesit pritet të zgjedhin edhe trajnerin e ri, ku janë lakuar tri kandidatura të mundshme për tu ulur në stolin bardhezi: Simone Inzaghi, trajneri i Lazio, Zinedine Zidane, trajneri i Real Madridit dhe Roberto Mancini, trajneri i kombëtares italiane.


Copyright © Gazeta “Si”



Më Shumë