Policia e Lushnjës ka arrestuar një 29-vjeçar, i cili ka kundërshtuar për shkak të detyrës dhe ka goditur me makinë punonjësin e policisë.
Policia thotë se bëhet fjalë për shtetasin Erald Biti, banues në Divjakë.
Sipas policisë, arrestimi i tij u bë pasi në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, duke udhëtuar me automjetin tip “Golf”, nuk i është bindur për të ndaluar punonjësit të Policisë dhe e ka goditur atë me automjetin që udhëtonte, të cilit i ka shkaktuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.